Edhe Brozovic pozitiv për COVID-19

  • S.A /
  • 14 November 2020 - 08:58
Edhe Brozovic pozitiv për COVID-19

Pas Domagoj Vida, edhe Marcelo Brozovic ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic është i prekuri i radhës me COVID-19 te Kroacia.

Federata e Futbollit të Kroacisë ka njoftuar të premten se Marcelo Brozovic ka rezultuar pozitiv bashkë me një pjesë të stafit dhe menjëherë ka hyrë në vet-izolim.

Ai do të mungojë kundër Suedisë në Nations League të shtunën, ashtu si Domagoj Vida që rezultoi pozitiv të mërkurën.

(Kosova Sot Online )