Pas James, Ancelotti dëshiron ta “shpëtojë” edhe Iscon

  • G.G /
  • 14 November 2020 - 13:05
Pas James, Ancelotti dëshiron ta “shpëtojë” edhe Iscon

Me transferimin në Everton, James Rodriguez duket se ka rilindur.

Kolumbiani për shumë vite vuajti me Zinedine Zidanen te Real Madridi, para dhe pas huazimit te Bayern Munich, por e ka gjetur veten me Carlo Ancelottin në Premierligë. Duket se ai ka rilindur.

Ancelotti tani dëshiron t’ia dhurojë një tjetër shans edhe Isco Alarconit, i cili gjithashtu ka humbur shkëlqimin viteve të fundit dhe asnjëherë nuk është konsideruar titullar.

“Le10Sport” raporton se gjithashtu Isco mund të joshet pas telefonatës së Ancelottit, me të cilin ka punuar për dy vite te Reali.

Isco ka kontratë me Realin deri në vitin 2022 dhe vështirë se do t’i ofrohet rinovimi. 

(Kosova Sot Online)