Osimhen jashtë për disa javë, humbet ndeshjen kundër Milanit

  • G.G /
  • 14 November 2020 - 17:31
Osimhen jashtë për disa javë, humbet ndeshjen kundër Milanit

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen do të jetë “jashtë për disa javë” pasi ka nxjerr krahun në ndeshjen kundër Sierra Leones, ka konfirmuar trajneri i Nigerisë, Gernot Rohr

Sulmuesi u largua nga ndeshja shkaku i lëndimit në barazimin 4-4 të premten te Nigerisë kundër Sierra Leones por megjithatë ai nuk e ka thyer krahun kështu që lëndimi nuk konsiderohet i rëndë.

“E ka nxjerr shpatullën”, tha trajneri për ESPN. “Do të jetë jashtë fushave për disa javë”.

Osimhen do të mbush 22 vjet muajin e ardhshëm dhe deri me tani ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asist për Napolin në tetë ndeshje.

Ai duket se do ta humbet ndeshjet e ardhshme kundër Milanit, HNK Rijekas, Romës dhe AZ Alkmaarit, të cilat ndeshje do të zhvillohen në një periudhë dy javore. 

(Kosova Sot Online)