Ndërron jetë Daver Haskuka, ish-kryetar i KH Prizreni

  • E.K /
  • 15 November 2020 - 13:00
 Ndërron jetë Daver Haskuka, ish-kryetar i KH Prizreni

Të dielën ka ndërruar jetë, në moshën 76 vjeçare, Daver Haskuka, ish kryetar i KH Prizreni.

Ai, drejtoi KH Prizreni në vitet 90-ta dhe ishte njëri nga donatorët kryesor të klubit Prizreni, në kohën e Pavarësimit të sportit,, veçmas hendbollit.

Ai, vazhdoi të jetë edhe pas lufte në krye të hendbollit prizrenas, duke dhënë kontribut.

I ndjeri, po ashtu ishte edhe mbështetës i kulturës dhe afaristë i respektuar në qytet.

Ndryshe, ai është  babai i kryetarit  aktual të Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Varrimi bëhet sot në Prizren, në varrezat e qytetit.

(Kosova Sot Online)