Roma interesohet për transferimin e Noussair Mazraoui

  • S.A /
  • 16 November 2020 - 14:46
Roma interesohet për transferimin e Noussair Mazraoui

Skuadra italiane Roma është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë gjatë janarit.

Edhe pse në radhët e veta Giallorosët kanë tre mbrojtës të djathtë, trajneri Fonseca nuk është i kënaqur me ta.

Kanelloni që gjendet në Super Viva, ideal për adhuruesit e ushqimit italian!

Bruno Peres, Rick Karsdorp dhe Davide Santon për momentin janë mbrojtësit e djathtë të Romës, por asnjëri prej tyre nuk garanton vazhdimësi.

Kjo ka bërë që kryeqytetasit italian ta rikthejnë në listën e tyre mbrojtësin maroken Noussair Mazraoui që luan te Ajax.

23-vjeçari edhe më parë ka qenë në listën e Giallorosëve, por duket se në janar ai do t’i bashkohet përfundimisht Romës.

Mediat italiane kanë raportuar se Roma është gati të shpenzojë deri në 15 milionë euro për lojtarin.

Reprezentuesi maroken ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2022, ndërsa këtë edicion ka zhvilluar 10 ndeshje ku ka një asistim.

(Kosova Sot Online )