Milani e do Pepen për ta përforcuar sulmin

  • S.A /
  • 17 November 2020 - 09:40
Milani e do Pepen për ta përforcuar sulmin

Milani mendon për të forcuar krahët e sulmit dhe po tenton goditjen Nicolas Pepe.

I blerë për plot 80 milionë euro nga Lille në verën e vitit 2019-të, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë nuk ka bindur aspak gjatë këtyrë 15 muajve të tij të parë në aventurën londineze dhe Arsenali është gati ta largojë.

Drejtuesit e Milanit e pëlqejnë së tepërmi futbollistin, dhe do të bëjnë çmos ta afrojë në merkaton e janarit, formula me shumë gjasa do të jetë një huazim me të drejtë blerjeje.

Në këtë edicion me Arsenalin 25-vjeçari afrikan është aktivizuar në 12 takime në të gjitha kompeticionet me Arsenalin teksa ka arritur të realizojë edhe 3 gola.

(Kosova Sot Online )