Barcelona po e planifikon transferimin e Rudigerit

  • S.A /
  • 17 November 2020 - 16:19
Barcelona po e planifikon transferimin e Rudigerit

Barcelona dëshiron që të huazoj qendërmbrojtësin e Chelseat, Antonio Rudiger, në rast që dështojnë në transferimin e Eric Garcias.

Blaugranët dëshirojnë që të rikthejnë në skuadër ish-lojtarin e akademisë Garcia, pasi që spanjolli nuk ka pranuar të vazhdojë kontratën me klubin e Manchester Cityt.Por, trajneri Pep Guardiola insiston që të mbaj qendërmbrojtësin deri në fund të sezonit.

Rudiger këtë sezon ka luajtur vetëm në dy ndeshjet e Ligës së Kampioneve, ndërsa në Premierligë ende nuk ka luajtur asnjë minutë, dhe Barça kërkon të huazoje deri në verë gjermanin.

27-vjeçari nuk shihet në planet e trajnerit Frank Lampard, dhe mund të lirojë lojtarin që të bashkohet gjigantit spanjoll.

Gerard Pique dhe Clement Lenglet janë opsionet e para të trajnerit holandez Ronald Koeman, por si pasojë e lëndimit të Samuel Umtiti, nuk ka shumë zgjidhje për mbrojtje dhe Rudiger mund të ishte si një alternativë për katalonasit.

Barcelona ka probleme financiare të mëdha dhe nuk mundet të bej shpenzime të mëdha në afatin kalimtar të janarit, ndërsa është ende pa president zyrtarë.

(Kosova Sot Online )