Helmohet ylli i Romës

  • G.G /
  • 18 November 2020 - 15:20
Helmohet ylli i Romës

Chris Smalling nuk ka stërvitur me skuadrën e tij, Roma, pasi që është helmuar nga ushqimi dhe pritet të mungojë në ndeshjen kundër Parmës.

Skuadra italiane Roma ka njoftuar se qendërmbrojtësi është helmuar dhe ka vetëm tri ditë kohë që të rikthehet në formë për ndeshjen e së dielës.

Smalling, u rikthye te Roma në ditën e fundit të afatit kalimtar, ai është stërvitur individualisht dhe duke tentuar që të rikthehet për vikend.

30-vjeçari ka luajtur vetëm dy ndeshje këtë sezon në Seria A, pasi që ka qenë i lënduar dhe tani është rikuperuar plotësisht.

(Kosova Sot Online)