Italia e Mancinit me statistika të përkryera

  • G.G /
  • 19 November 2020 - 14:32
Italia e Mancinit me statistika të përkryera

Në futbollin ndërkombëtar është momenti i Italisë. Roberto Mancini i ka dhënë një tjetër fytyrë përfaqësueses së kaltër.

Këtë e tregojnë emrat në fushë, por edhe statistikat. Mbrëmë skuadra e Mancinit arriti të fitojë pastër ndaj Bosnjës me shifrat 0-2 dhe të sigurojë kualifikimin për në Final Four që do të zhvillohet në Milano.

Jo vetëm kaq, por ata kanë regjistruar ecurinë më të mirë në 14 vitet e fundit. E djeshmja ishte ndeshja numër 22, ku Italia nuk humbet.

Një ecuri e tillë regjistrohej në vitin 2006, kur trajneri ishte Marcello Lippi dhe regjistronte 25 ndeshje pa disfatë. Një ecuri që do e provojë edhe Mancini, i cili e ka risjellë Italinë në formë.

Gjithashtu një detaj interesant dhe shumë domethënës është fakti se Italia në formacionin e parë të ndeshjes së djeshme, për herë të parë pas 22 vitesh nuk kishte asnjë lojtar të Juventusit.

(Kosova Sot Online)