Bayern Munich eliminon Leverkusenin
Bayern Munich është finalisti i parë i këtij sezoni i Kupës së Gjermanisë.
Bavarezët triumfuan pastër 0:2 ndaj Bayer Leverkusen në gjysmëfinale.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 22-të, i shënuar nga sulmuesi anglez, Harry Kane.
Krejt në fund të takimit, Luis Diaz realizoi për 0:2 në minutën e tretë shtesë.
Në finale, Bayern Munich do të ndeshet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Stuttgartit dhe Freiburgut.
(Kosova Sot Online)
