Real Madridi hyn në garë për Alaban

  • G.G /
  • 19 November 2020 - 14:33
Real Madridi hyn në garë për Alaban

David Alaba do të jetë i lirë të bisedojë me klube tjera që nga 1 janari, pasi që kontrata me klubin e tij aktual Bayern Munich do të mbarojë në fund të sezonit.

Real Madridi ka hyre në garë për austriakun, por që interesim për të kanë edhe skuadra tjera evropiane.

Gjigantet spanjoll do të fillojnë të flasin direkt më lojtarin që nga fillimi i vitit 2021, pasi bisedimeve me klubin gjerman Alaba vendosi që të mos e vazhdojë kontratën.

Ardhja e Alabas mund të jetë edhe si arsyeje e një largimit të mundshëm të Sergio Ramosit të cilit gjithashtu i përfundon kontrata në fund të sezonit.

Gjithashtu dy klubet kanë raporte shumë të mira në mes veti pasi që Alvaro Odrizola, James Rodriguez, Toni Kroos dhe Xabi Alonso kanë qenë disa nga transferimet të bëra në mes dy klubeve.

Madrilenët kanë synim Alaban si përforcim për mbrojtjen e tyre, i cili është në gjendje të luaj dy pozita si në krahun e majtë dhe në qendër, dhe në rast largimit të Ramosit mund të zë vend në qendër.

(Kosova Sot Online)