Lukaku: Dua t’i ndihmoj Eriksenit

  • S.A /
  • 19 November 2020 - 16:01
Lukaku: Dua t’i ndihmoj Eriksenit

Romelu Lukaku ka thëne se dëshiron ta ndihmojë bashkëlojtarin e tij Christian Eriksen që të qëndrojë në skuadrën e Inter.

Pas ndeshjes në mes Belgjikës dhe Danimarkës në Ligën e Kombeve, me fitoren e belgëve me rezultat 4:2, Lukaku shprehu dëshirë që të ndihmojë Eriksen dhe që të do zërë vend në ekip.

“Ai ka të gjitha kualitetet që të jetë kampion”, tha Lukaku pas ndeshjes.

“Ai ka të gjitha kualitetet që të jetë kampion dhe unë dëshirojë të ndihmojë atë”, u deklarua Lukaku.

“Unë jam me fat që mund të mësohem shpejtë, por në rast se ai mëson gjuhen italiane, çdo gjë do të jetë me e lehtë për të”.

“Ai do të jetë në gjendje të komunikojë më mirë dhe të bëj më shumë kontribut për klubin”, përfundoi  ai.

Eriksen ka dështuar që të fitojë besimin e trajnerit Antonio Conte dhe është i lidhur me rikthimin përsëri në ligen angleze, pas vetëm një viti.

28-vjeçari ka luajtur pesë herë këtë sezon në Seria A dhe dy ndeshje në Ligën e Kampionëve por që ka dështuar të kontribuoi në të gjitha ndeshjet.

(Kosova Sot Online )