COVID-19 prek edhe Kukësin

  • G.G /
  • 20 November 2020 - 13:18
COVID-19 prek edhe Kukësin

COVID-19 prek edhe Kukësin.

Ka qenë vetë klubi verilindor me një postim në faqen zyrtare që ka bërë me dije infektimin e dy futbollistëve, dhe zëdhënësit për shtyp Erjon Allaraj.

Futboll Klub Kukësi njofton se dy futbollistët Godberg Barry Cooper e Mehdi Hetemaj dhe zëdhënësi Erjon Allaraj kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.
Prej ditësh, futbollistët dhe zyrtari kanë shfaqur simptoma dhe janë vetëizoluar në shtëpi duke shmangur kontaktet me pjesën tjetër të skuadrës teksa në tamponët e kryer, kanë rezultuar të prekur nga COVID19.
Futbolli Klub Kukësi iu uron shërim të shpejtë dhe iu bën thirrje të gjithëve të respektojnë protokollet dhe të qëndrojnë të sigurt! #ForcaKukësi

https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/photos/a.313620202116667/2422071684604831/

(Kosova Sot Online)