Zbulohet kontrata e Milanit për Donnarummën
Objektivi primar i drejtuesve të Milanit gjatë kësaj periudhe është rinovimi i kontratës me portierin, Giggio Donnarumma.
Që kjo të realizohet, Gazidis dhe Paulo Maldini po punojnë fort.
Milani dëshiron të nënshkruajë për 3 ose katër vite me Donnarumma, ndërkohë që i ofron 6 milionë euro në sezon.
Kjo është paga aktuale e portierit dhe italianët thuhet se janë gati të përfshijnë shpërblime të ndryshme në marrëveshje.
Raiola nga ana tjetër kërkon pagë më të lartë për klientin e tij, ndërkohë që vijon të përflitet ende për klauzolën e largimit nëse nuk arrihet objektivi Champions League.
Javën e ardhshme palët do të ulen në tavolinë dhe do të mësohet më tepër, por gjasat janë që Donnarumma të rinovojë me Kuqezinjtë.
(Kosova Sot Online)