Shumë probleme për Real Madridin

  • G.G /
  • 27 November 2020 - 13:36
Shumë probleme për Real Madridin

Reali do të luajë me shumë mungesa ndaj Deportivo Alaves.

Zinedine Zidane ka marrë lajm të keq pas ndeshjes në Ligën e Kampionëve kundër Interit.

Dani Carvajal, që vetëm sa ishte kthyer nga dëmtimi i ligamenteve, është ndalur përsëri.

Nuk dihet nëse ka shqetësime të mëdha apo është vetëm vendim i Zizus për ta ruajtur lojtarin, por ai nuk është stërvitur të premten me pjesën tjetër të ekipit dhe mesiguri do të mungojë kundër Alavesit të shtunën.

Gjithashtu nuk është rikthyer në stërvitje me grupin as Karim Benzema.

Kurse vazhdojnë të jenë jashtë shkaku u dëmtimeve Sergio Ramos, Fede Valverde, Alvaro Odriozola dhe Luka Jovic, ky i fundit për shkak të ka rezultuar pozitiv me COVID-19. 

(Kosova Sot Online)