Interi e nis furishëm, shënon Alexis Sanchez

  • G.G /
  • 28 November 2020 - 15:28
Interi e nis furishëm, shënon Alexis Sanchez

Interi ka shënuar gol ende pa nisur mirë takimi me Sassuolon.

Në minutën e katërt, mysafirët e gjetën golin me anë të sulmuesit, Alexis Sanchez, për të cilin asistoi sulmuesi tjetër, Lautaro Martinez.

Tashmë Interi po fiton 1-0 dhe duket se tri pikë mund të jenë të padiskutueshme nga kjo sfidë.

(Kosova Sot Online)