Nuk ndalet Prishtina, ndryshon renditja në Superligë

  • G.G /
  • 28 November 2020 - 15:46
Nuk ndalet Prishtina, ndryshon renditja në Superligë

Prishtina ka shënuar fitoren e radhës në kampionatin elitar të futbollit kosovar për të vijuar ngjitjen në klasifikim si me ashensor.

Si për ironi të fatit kryeqytetasit triumfuan sikurs në xhiron e kaluar me rezultat 0-2 dhe atë më golashënues të njejtë, “binomin” Endrit Krasniqi dhe Leutrim Kryeziu, të cilët këtë herë “likuiduan” Besën e Pejës.

Tashmë me këtë fitore skuadra e Zekirija Ramadanit kalon përkohësisht në pozitën e tretë të renditjes tablare me 24 pikë, një më shumë se Gjilani që ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Dritës të dielën.

Besa e Pejës mbetet në pozitën e fundit të renditjes tabelare me vetëm gjashtë pikë të grumbulluara.

(Kosova Sot Online)