Interi gjen menjëherë zëvendësuesin e Eriksen

  • A.P /
  • 30 November 2020 - 20:06
Interi gjen menjëherë zëvendësuesin e Eriksen

Merkato e Interit për muajin janar, përsa i takon mesfushës është e lidhur ngushtë me shitjen e Christian Eriksen, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte.

 Me largimin e danezit, drejtori sportiv Beppe Marotta mund të nisë punën për t’i dhuruar një tjetër mesfushor trajnerit.

I perferuari i zikaltërve mbetet N’Golo Kante, por duke parë vështirësitë për të arritur te lojtari i Chelsea, alternativa kryesore që mund që mund të ndërlidhë cilësinë dhe aftësinë për t’u përshtatur me lojën lidhet me identikitin e Rodrigo De Paul, të cilin Interi e ka kërkuar edhe më parë, zgjidhje kjo që do ta mbante Barellan sërish në krye të mesfushës.

(Kosova Sot Online)