Shërohet nga COVID-19 trajneri i Milanit

  • S.A /
  • 02 December 2020 - 10:48
Shërohet nga COVID-19 trajneri i Milanit

Shërohet nga COVID-19 trajneri i Milanit

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka rezultuar negativ në testin e fundit për koronavirus dhe do të kthehet në udhëheqje të skuadrës në ndeshjen kundër Celtic nesër në mbrëmje.

Lideri i Seria A do ta ketë trajnerin e vet në stol përsëri dhe ai do të shoqërohet nga ndihmësi i tij Giacomo Murelli, i cili gjithashtu është shëruar nga COVID-19.

Klubi italian Milan në një komunikatë zyrtare ka njoftuar që trajneri dhe zëvendësi i tij janë shëruar plotësisht nga COVID-19.

“AC Milan njofton se trajneri Stefano Pioli dhe zëvendësi i tij Giacomo Murelli rezultuan negativë në testin e kryer dje”, shkroi klubi.

“Pioli dhe Murelli do të drejtojnë seancën stërvitore sot dhe do të jenë përsëri në stol nesër në mbrëmje në ndeshjen e Evropaligës midis Milanit dhe Celtic”.

Daniele Bonera ka qenë në krye të klubit gjatë ndeshjeve pasi Pioli dhe Murelli dolën pozitivë për COVID-19.

(Kosova Sot Online )