“Të gjithë duam që Messi të vijë në PSG”

  • S.A /
  • 03 December 2020 - 16:20
“Të gjithë duam që Messi të vijë në PSG”

Paredes i është bashkuar thirrjes së Neymar për Messin.

Pas fitores 3-1 kundër Manchester United në Champions League, Neymar Junior publikisht shprehu dëshirën për të luajtur edhe njëherë me Lionel Messin.

Natyrisht, duke parë që te Barcelona duket e pamundur, për shkak se klubi disa herë ka insistuar se s’ka fonde për ta blerë Neymarin, sidomos tani këtë krizë ekonomike shkaku i COVID-19, ata mund të luajnë së bashku te PSG.

Manchester City është klubi që më së shumti interesohet për Leon, por nuk përjashtohet mundësia që Neymar ta bindë Messin që t’i9 bashkohet atij te PSG.

Madje, duket se në dhomat e zhveshjes te PSG tashmë flitet për Messin, për dëshirën për ta pasur në skuadër.

“Messi në PSG? Shpresoj, të gjithë e duam atë, por do të jetë në dorë të tij”, tha Leandro Paredes për ESPN.

“Kemi skuadër fantastike, lojtarë fantastik, njerëz të mirë, kemi avantazh në këtë aspekt”.

“Siç kam thënë, shpresoj që Leo të marrë vendimin më të mirë për të, por do ta mirëprisnim krahëhapur”. 

(Kosova Sot Online )