Drita – Ballkani, përballja e më të fortëve

  • S.A /
  • 04 December 2020 - 16:41
Drita – Ballkani, përballja e më të fortëve

Dy skuadrat më të forta të këtij sezoni do të përballen në mes vete të dielën në derbin e xhiros së 16-të

Kjo fundjavë do ta sjellë ndeshjen më të madhe të sezonit 2020/2021 deri tash.

Drita dhe Ballkani do të përballen në mes vete në Gjilan, në derbin e xhiros së 16-të.

Aktualisht, në tabelë prijnë therandasit me 35 pikë, dy më shumë se gjilanasit.

Prandaj, skuadra e Ismet Munishit do ta kërkojë së paku një pikë në përballje me rivalin direkt për titull.

Një fitore eventuale do ta ndihmonte ekipin Portokalli që ta sigurojë një shkëputje solide prej 5 pikësh.

Nga ana tjetër, Drita, pas fitores ndaj Llapit në mesjavë, do ta kërkojë një tjetër trepikësh në shtëpi, për ta rrëmbyer kreun e tabelës.

Në ndeshjet tjera, Llapi do të mundohet të fitojë në shtëpi kundër Besës për t’i ikur sadopak fundit të tabelës.

Ndeshje e paqartë pritet të jetë ajo në mes të Arbërisë dhe Drenicës, pasi të dyja skuadrat kanë mundësi të nxjerrin rezultat pozitiv.

Ndërkohë, Gjilani do të sfidohet në Mitrovicë nga Trepça ’89, në një takim tjetër që mund të jetë interesant.

(Kosova Sot Online )