Zidane e telefonon Szoboszlain

  • S.A /
  • 05 December 2020 - 10:57
Zidane e telefonon Szoboszlain

Dominik Szoboszlai është dëshira e madhe e Zinedine Zidane.

Sipas Bild, Zinedine Zidane e ka telefonuar tashmë talentin 20-vjeçar, Dominik Szoboszlai dhe i ka kërkuar që t’i bashkohet atij në Real Madrid në afatin kalimtar të janarit.

Zizu, gjithnjë sipas BILD, është munduar që ta bindë mesfushorin që të transferohet në Madrid dhe lojtari i Red Bull Salzburg është joshur nga kjo telefonatë dhe ka nisur të mendojë për një gjë të tillë.

Szoboszlai është në bisedime të avancuara me Leipzig, por telefonata e Zizu ia ka ndërruar mendjen.

Ai ka bërë këtë edicion 17 paraqitje dhe ka arritur të shënojë nëntë gola, teksa ka dhuruar edhe tetë asiste – statistika që tregojnë se i duhet shumë një lojtar i tillë Realit. 

(Kosova Sot Online )