Juventus fiton derbin e Torinos

  • E.K /
  • 05 December 2020 - 20:06
 Juventus fiton derbin e Torinos

Juventusi ka fituar më shumë mund “Derby Della Molle” apo në Derbin e Torinos. Ata kanë fituar në fund të takimit me rezultat 2-1. Kjo fitore vjen pas barazimit një javë më parë kundër Beneventos.

Juventus mezi ka fituar kundër Torinos!

Kësaj radhe kundër rivalit të qytetit Torino, në një ndeshje që ishte mjaft e hapur për të dyja skuadrat.

Torino erdhi në epërsi në minutën e 9-të te ndeshjes pas nga afërsia shënoi sulmuesi kamerunas, N’Kolou.

Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Juventusi ishte i tëri në sulm dhe vazhdimisht bëri presion

Cuadrado do të shënonte gol në minutën e 57-të por goli u anulua për shkak të pozitës së tij jashtëloje.

Megjithatë, goli i barazimit për Juventusin erdhi në minutën e 77-të dhe atë e shënoi McKennie.

Juventus vazhdoi me sulme dhe goli i dytë erdhi në minutën e 89-të dhe atë e shënoi Leonardo Bonucci.

Kjo fitore e ngrit në pozitën e dytë Juventusin me 20 pikë ku ka dy më pak se Milano që është në vendin e parë.

(Kosova Sot Online)