Fury e kërcënon Joshuan: Do të t’i thyej turinjtë

  • S.A /
  • 08 December 2020 - 10:38
Fury e kërcënon Joshuan: Do të t’i thyej turinjtë

Tyson Fury ka kërcënuar se do t’ia thyejë turinjtë Anthony Joshuan, në një reagim ndaj komenteve të bashkatdhetarit të vet, i cili kishte thënë se Fury dëshiron të bëhet i famshëm dhe superyll.

Joshuan nuk ka luftuar që prej se e rrahu Andy Ruizin në rimeçin e tyre në Arabinë Saudite në dhjetor të vitit të kaluar për t’i rifituar titujt e botës në kategorinë e rëndë në WBO, WBA dhe IBF.

Ai do t’i mbrojë titujt të shtunën e ardhshme kundër boksierit bullgar Kubrat Pulev.

Duke folur para këtij meçi, Joshua tha: “Mendoj se Fury duhet të vijë në Matchroom dhe 258 Management dhe të na lejojë t’ia rregullojmë karrierën. Ai është superyll, është duke u bërë superyll me menaxhimin e duhur”.

Fury – i cili është kampion bote në divizionin e vetëm që i mungon Joshuas, WBC – reagoi në rrjetet sociale ndaj komenteve të bashkëvendësit të vet: “Anthony Joshua, a nuk e ke kuptuar se unë nuk jam i interesuar të jem superyll dhe i famshëm?”

“Unë jam luftëtar dhe jam i interesuar vetëm të t’i thyej turinjtë. Po vij për ty, superyll. Tik-tak, tik-tak”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )