Prishtina kundër Barcelonës në Champions League

  • G.G /
  • 09 December 2020 - 16:20
Prishtina kundër Barcelonës në Champions League

Përballje tjetër në mes Kosovës dhe Spanjës. Por tani në futsall, ku do të takohen dy klubet e të dyja vendeve, Barcelona spanjolle dhe Prishtina kosovare.

Fituesit e titullit, Barcelona do të fillojnë mbrojtjen e titullit në shtëpi kundër Prishtinës në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Ndeshjet e ardhshme do të zhvillohen në janar të vitit 2021, në mes datave 12 dhe 17 janar.

Ndeshja do të zhvillohet në Spanjë, por me dyer të mbyllura për shkak të pandemisë së koronavirusit.

(Kosova Sot Online)