Kundërshtarët e ‘frikshëm’ të Barcelonës në Champions

  • S.A /
  • 10 December 2020 - 12:10
Kundërshtarët e ‘frikshëm’ të Barcelonës në Champions

Barcelona do ta ketë punën pisk në rundin tjetër të UEFA Champions League.

Shorti për rundin e 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve do të mbahet të hënën, më 14 dhjetor, në orën 13:00.

Faza e Grupeve në Ligën e Kampionëve përfundoi këtë mesjavë, me Real Madridin që e siguroi kualifikimin në ndeshjen e fundit dhe Interin që u eliminua, ashtu si dhe me Manchester Unitedin që u befasua dhe ra në Europa League.

Barça humbi në sfidën e fundit, por u kualifikua falë paraqitjeve të mira në ndeshjet e para.

Sido që të jetë, Ronald Koeman është në telashe pasi ata më shumë se të tjerët, do të kenë përballë kundërshtarë shumë të vështirë në fazën tjetër.

Duke e parë që Barça është në vazon e dytë, kundërshtarët e mundshëm të tyre do të jenë Bayern Munich, Manchester City, Liverpool, Chelsea, Borussia Dortmund dhe PSG.

Në këtë rund, ekipet nga i njëjti shtet nuk mund të përballen njëri me tjetrin.

Vazo 1

Bayern Munich, Manchester City, Liverpool, Chelsea, Borussia Dortmund, Juventus, PSG, Real Madrid.

Vazo 2

Porto, Atletico Madrid, Atalanta, Sevilla, Lazio, Barcelona, RB Leipzig, Borussia Monchengladbach.

Datat e ndeshjeve

Ndeshjet e para: 16/17/23/24 shkurt

Ndeshjet e kthimit: 9/10/16/17 mars

(Kosova Sot Online )