A flet Lionel Messi anglisht?

  • A.P /
  • 11 December 2020 - 20:33
A flet Lionel Messi anglisht?

Të gjithë pyesin nëse GOAT (më i madhi i të gjitha kohërave) Messi a dinë anglisht? Më poshtë do të mësoni për këtë gjë

Lionel Messi është i aftë që ta bëj të pamundurën në fushë dhe me të drejtë cilësohet si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave.

Trashëgimia e tij është tashmë e shkruar në Barcelonë ku ai është sinonim i klubit dhe qytetit.

Por a flet argjentinasi anglisht?

Pasi që ka kaluar tërë jetën e tij duke jetuar në vende spanjisht folëse, si në Argjentinë dhe Spanjë, është e sigurt të themi se Messi nuk di anglisht.

Sulmuesi i Barcelonës ka mundësi që i kupton pak fjalë anglisht, por Messi e njeh mirë vetëm spanjishten dhe katalonishtën.

Futbollistët jo anglez zakonisht e mësojnë një gjuhë kur luajnë në një klub të Europës e ku anglishtja dominon si gjuhë. Cristiano Ronaldo, për shembull, e njeh mirë anglishten pasi që ka luajtur në Manchester United dhe pavarësisht se u larguar për në Real Madrid ai ende e njeh mirë këtë gjuhë.

Ronaldo madje njëherë kishte bërë si përkthyes për Messi dhe Neymar, pasi që asnjëri nuk di anglisht, gjatë ndarjes se ceremonisë së Topit të Artë më 2016.

Të tre superyjet ishin në garë për t’u shpërblyer për vitin 2015, me Messi që kishte marrë çmimin për të pestën herë.

Ronaldo, i cili ishte duke luajtur për herë të parë me Real Madridin, kishte përfunduar në vendin e dytë, Neymarin në të tretin.

“Ne ishim afër, por gjithmonë kemi pasur marrëdhënie të mira”, kishte bërë humor Ronaldo kur ishte pyetur për përvojën e tij në atë gala me Messi.

“Para galas, në skenë, isha përkthyes i Neymar dhe i atij (Messi). Ju thashë se duhet të më paguajnë”.

Përderisa Messi nuk flet anglisht, partnerja e tij Antontella e flet gjuhën shumë mirë.

Më 2019, 11 vjeçari Mackenzie O’Neill përjetoi befasinë e jetës së tij kur ai dhe familja e tij u përplasen me atë të Messi, të cilët ishin në Antigua për pushime me fëmijët e tyre.

(Kosova Sot Online)