United e ka seriozisht për Haalandin

  • S.A /
  • 12 December 2020 - 13:51
United e ka seriozisht për Haalandin

E do gjithë Evropa. Erling Haaland është shndërruar në objektiv të shumë klubeve të mëdha.

I fundit që ka hyrë në garë është Manchester United.

Sipas “Daily Mail”, Djajtë e Kuq janë të bindur se Haaland do të jetë njëri prej më të mirëve një ditë dhe e duan patjetër në skuadër.

City, Real Madrid, Barcelona e shumë klube tjera gjithashtu po e monitorojnë situatën e Haaland, që ka shënuar 33 gola në 32 paraqitje për Dortmundin. 

(Kosova Sot Online )