Sergio Ramos, mbreti i derbit të Madridit

  • S.A /
  • 12 December 2020 - 15:50
Sergio Ramos, mbreti i derbit të Madridit

Ai lindi në Camas, më shumë se 500 kilometra larg nga Madridi, por sot bëhet “mbreti” i ndeshjes më tradicionale në kryeqytetin spanjoll, t cilët mes vete janë përballur 202 herë.

Në 42 prej tyre ka qenë i pranishëm Sergio Ramos, i cili do të kthehet si kapiteni Real Madridit kundër rivalit të përjetshëm qytetit.

Ramos do të luajë sot derbin e tij të 43-të në Madrid, më shumë se kushdo tjetër në historinë e kësaj përballjeje, që ka nisur më 1929.

34-vjeçari bëri debutimin e tij si “madridista” kundër Atletico në “Calderón”, në fitoren 0-3 për Real Madridin (dopietë e Ronaldos dhe autogol i Perea), në sezonin 2004/2005

Para tij, shumë ishin futbollistët e të dyja skuadrave që “specializoheshin” në ndeshjet e rivalitetit maksimal të Madridit, të tillë si “rojiblancos” Adelardo (35 derbi), Enrique Collar (36) apo “madridistas” Pirri (35), Santillana dhe Míchel (36).

Maja u arrit nga dy futbollistë, të cilët vendosën një rekord, që dukej i pakrahasueshëm. Paco Gento dhe Manolo Sanchís, dy profesionistë me jetë të gjatë dhe gjithmonë të veshur me të njëjtën fanellë, luajtën nga 42 herë kundër Atletico Madrid, duke vendosur një shenjë që Ramos i janë dashur 15 sezone për ta arritur dhe sonte ta kapërcejë: 43 derbi.

Ky do të jetë një rekord në vete që vështirë se do të thyhet në një të ardhme të afërt.

(Kosova Sot Online )