Befason Gareth Bale, dëshiron të kthehet në Real Madrid

  • S.A /
  • 15 December 2020 - 09:23
Befason  Gareth Bale, dëshiron të kthehet në Real Madrid

hye në Tottenham në fillim të këtij sezoni në një marrëveshje huazimi njëvjeçar, por ka dështuar ta zërë vend në formacionin startues të trajnerit Jose Mourinho.

Sipas Diario AS, përfaqësuesi i Uellsit është i përkushtuar për t’u kthyer në Madrid në verë dhe t’i përmbahet marrëveshjes me klubin deri në fund.

Por kthimi i mundshëm i Bale varet nga e ardhmja e trajnerit Zinedine Zidane në Bernabeu.

Zidane nuk e ka dëshiruar 31-vjeçarin në planet e tij dhe ishte ndër arsyet kryesore pse ai u huazua në Premierligë.

Por thuhet se Bale mund të kthehet në Madrid edhe nëse Zidane vazhdon të jetë trajner. 

(Kosova Sot Online )