Klopp e gjen zëvendësuesin e Wijnaldum

  • G.G /
  • 18 December 2020 - 14:11
Klopp e gjen zëvendësuesin e Wijnaldum

Yves Bissouma shihet si zëvendësuesi ideal i Wijnaldum

Liverpooli është duke u bërë gati që të humbasë Georginio Wijnaldum.

Mesfushori holandez është joshur me interesimin e Barcelonës dhe po heziton t’i thotë ‘po’ rinovimit të kontratës me ‘Redsat’, që do t’i skadojë në qershor të vitit 2021.

Kështu, Jurgen Klopp nuk dëshiron të humbasë më kohë dhe t’i lë asgjë rastësisë.

Ai tashmë ka identifikuar zëvendësuesin e Wijnaldum dhe ai është mesfushori i Brighton, Yves Bissouma, raporton ESPN.

24-vjeçari monitorohet që një kohë nga Jurgen Klopp, që gjithmonë futbollistët jo me emër, i ka shndërruar në çelësin kryesor të skuadrës së tij, veçuar pikërisht lojtar si Mane, Wijnaldum e së fundmi Diogo Jota.

Megjithatë, Brighton nuk do të heqë dorë nga lojtari i tyre për më pak se 30 milionë funte, shifër jo e vogël në këtë kohë pandemia andaj blerja e tij nuk do të jetë e lehtë për Redsat që duan ta afrojnë 24-vjeçarin në merkaton e janarit. 

(Kosova Sot Online)