Gjilani e shkeli Ballkanin

  • S.A /
  • 19 December 2020 - 15:02
Gjilani e shkeli Ballkanin

Gjilani i ka dhënë leksione futbolli Ballkanit midis Suaharekës.

Skuadra e Bylbyl Sokolit arriti ta mposhtë 4-0 skuadrën e Ismet Munishti në ndeshjen e mbetur të javës së 12-të në Superligën e Kosovës.

Në këtë ndeshje shkëlqeu mesfushori nga Shqipëria, Ardit Hila, i cili realizoi tre gola në minutat ’13, ’44 dhe ’81.

Ndërkaq, një gol tjetër për gjilanasit e realizoi Darko Nikaq në minutën e 56-të të ndeshjes.

Kështu, Gjilani e ka nisur mbarë aventurën nën drejtimin e trajnerit Bylbyl Sokoli, me të cilën gjilanasit fituan edhe në mesjavë ndaj KEK-ut (5:0) në Kupën e Kosovës.

Me këtë humbje, Ballkani mbetet në vendin e dytë me 38 pikë të tubuara, kurse Gjilani në vendin e katërt me 29 pikë.

(Kosova Sot Online )