Milan e kërkon sërish sulmuesin e Real Madridit

  • S.A /
  • 21 dhjetor 2020 - 15:02
Milan e kërkon sërish sulmuesin e Real Madridit

Milan e dëshiron sulmuesin e Real Madridit, Luka Jovic, në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

Gazeta spanjolle “Diario AS” raporton se kuqezinjtë e duan sulmuesin serb si një alternativë për Zlatan Ibrahimovic.

Suedezi i ka shënuar 10 gola në gjashtë ndeshje të Seria A këtë sezon, por veterani është duke u përballur me një seri dëmtimesh dhe do të mungojë deri në janar.

Milan shpreson të nënshkruajë me Jovic, i cili u transferua nga Eintracht Frankfurt në Madrid në korrik të 2019-tës.

22-vjeçari ende nuk e ka bindur trajnerin Zinedine Zidane që të jetë pjesë e formacionit të parë, pasi që deri tani ai ka luajtur vetëm katër herë në La Liga këtë sezon.

Jovic ka shënuar dy gola në 32 ndeshje për madrilenët që nga transferimi i tij në korrik të 2019-s nga skuadra e Eintracht Frankfurt. 

(Kosova Sot Online )