
Lexoni edhe:
Politika dhe drejtësia e lidhur me krimin e organizuar po i vrasin shpresat e qytetarëve
Radja Nainggolan do të largohet nga Interi në janar vetëm nëse për të ka ofertë të duhur, ka konfirmuar drejtori sportiv i zikaltërve, Piero Ausilio.
Mesfushori belg u kthye në San Siro pas një sezoni të kaluar në huazim te Cagliari dhe ka pasur zëra se mund të kthehet përsëri në Sardinia.
Por raportohet se edhe klubet e tjera kanë shfaqur interesim serioz për të, veçanërisht Torino.
Por Ausilio paralajmëron se ish-ylli i Romës nuk do të largohet nëse kërkesat e klubit nuk plotësohen nga blerësi potencial.
“Ne kemi biseduar me të tashmë. Së fundmi, ne jemi përpjekur të kuptojnë se cilat janë nevojat e tij”, tha Ausilio.
“Është e kuptueshme që ai dëshiron më shumë hapësirë. Interi nuk i fal askujt asgjë, megjithatë, kjo duhet të tjetër e qartë”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online )