Real Madridi tërhiqet nga gara për David Alaba

  • G.G /
  • 22 December 2020 - 14:05
Real Madridi tërhiqet nga gara për David Alaba

David Alaba ka vendosur të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni, duke mos pranuar rinovimin e kontratës, pasi synon një pagë dy apo tre herë më të lartë se ajo që i ofrojnë bavarezët.

Janë disa klube të mëdha që interesohen për shërbimet e mbrojtësit austriak i cili mund të përshtatet edhe si mesfushori, por duhet theksuar se gara po ngushtohet, kjo për shkak të pretendimeve të larta financiare të Alabas.

Së fundmi nga Spanja mësohet se një tjetër klub është tërhequr nga gara për të afruar yllin e Bayernit, që në fund të sezonit është lojtar i lirë dhe që nga janari mund të negociojë me klubin e ri.

AS raporton se Real Madrid e ka shumë të vështirë të plotësojë kërkesat e tij financiare dhe është tërhequr nga gara për të fituar shërbimet e 28-vjeçarit.

Për momentin PSG duket i vetmi klub, që mund të përballojë “oreksin” financiar të Alaba, edhe pse për të ka interes edhe nga Manchester City.

(Kosova Sot Online)