Everton – Man Utd, në kërkim të gjysmëfinales

  • G.G /
  • 23 December 2020 - 15:17
Everton – Man Utd, në kërkim të gjysmëfinales

Në duelin tjetër çerekfinal të Carabao Cup sonte do të përballen Stoke City me Tottenhamin

Carabao Cup vazhdon sonte me ndeshjet tjera çerekfinale.

Pa dyshim, dueli kryesor i natës do të jetë ai në mes të Evertonit dhe Manchester Unitedit.

Skuadra nga Liverpooli është mjaft e fuqishme dhe e papërshtatshme në shtëpi.

Andaj, trupa e Carlo Ancelottit do të tentojë ta presë një biletë për gjysmëfinale.

Nga ana tjetër, “Djajtë e Kuq” shkojnë po ashtu për fitore në “Goodison Park”.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 21:00.

Ndërkohë, sonte nga ora 18:30 luajnë edhe Stoke City me Tottenhamin, po ashtu në çerekfinale.

“Spurs” janë favoritë për t’u futur në mesin e katër skuadrave më të mira të kësaj gare për këtë edicion. 

(Kosova Sot Online)