Pochettino në PSG bashkë me Eriksenin

  • S.A /
  • 24 December 2020 - 16:41
Pochettino në PSG bashkë me Eriksenin

Mauricio Pochettino pritet ta marrë me vete në Paris Saint-Germain edhe yllin e Interit, dikur lojtarin e vet në Tottenham, Christian Eriksen.

PSG-ja e shkarkoi trajnerin Thomas Tuchel të enjten dhe pritet shumë shpejt ta emërojë Pochettinon si pasardhës së tij.

Madje, sipas Fabrizio Romanos, ekspertit të merkatos, Pochettino ka arritur marrëveshje me PSG-në dhe pritet ta nënshkruajë kontratën me klubin francez.

Eriksen, në anën tjetër, do të largohet nga Interi në janar për ofertën e duhur dhe kjo është konfirmuar nga shefi ekzekutiv i zikaltërve Beppe Marotta.

Mesfushori danez i kishte zhvilluar 255 ndeshje gjatë gjashtë sezoneve nën urdhrat e Pochettinos në Tottenham.

Dhe tani që Pochettino do ta marrë drejtimin e PSG-së, thuhet se gjasat që edhe Eriksen të kalojë në kryeqytetin francez janë shumë të mëdha. 

(Kosova Sot Online )