Ja kush i thotë 'po' Barcelonës

  • A.P /
  • 11 June 2026 - 15:30
Ja kush i thotë 'po' Barcelonës

E ardhmja e sulmuesit argjentinas Julián Álvarez vazhdon të jetë një nga temat më të nxehta të merkatos së verës.

Sipas raportimeve të TEAMtalk, ylli i Atlético Madrid vazhdon ta ketë si prioritet transferimin te FC Barcelona, pavarësisht se Real Madrid ka paraqitur një ofertë të majme prej 150 milionë eurosh për kartonin e tij.

Raporti thekson se Álvarez ua ka bërë të qartë të dy klubeve spanjolle se dëshira e tij kryesore mbetet kalimi në “Camp Nou”, edhe pas përpjekjes agresive të rivalëve madrilenë për ta bindur të ndryshojë mendim.

Situata mbetet e komplikuar, pasi Atlético Madridi nuk dëshiron të humbasë një nga lojtarët më të rëndësishëm të projektit të tij sportiv. Për më tepër, oferta e madhe e Real Madridit ka ngritur ndjeshëm vlerën dhe kompleksitetin e çdo marrëveshjeje të mundshme.

Ndërkohë, interesimi për sulmuesin 26-vjeçar nuk mungon as nga klubet e tjera elitare evropiane. Arsenal dhe Paris Saint-Germain po vazhdojnë ta monitorojnë me vëmendje situatën, megjithëse qëndrimi i Atleticos dhe gara mes dy gjigantëve spanjollë e bëjnë operacionin tejet të vështirë.

(Kosova Sot Online)