“Interi gaboi kur e transferoj Eriksen”

  • A.P /
  • 27 December 2020 - 17:14
“Interi gaboi kur e transferoj Eriksen”

Christian Vieri ka thënë se Interi “kanë gabuar që kanë nënshkruar me Christian Eriksen” dhe mendons se Juventus “do të humbet, herët apo vonë”  

Eriksen pritet të largohet nga Interi në afatin e janarit me PSG që pritet të sigurojnë shërbimet e lojtarit.

“Problemi nuk është shitja e tij tani, duke thënë se ai nuk i përshtatet taktikave të Antonio Contes”, tha Vieri për Twitch.

“Ne duhet të themi se ishte gabim nënshkrimi me të janarin e vitit të kaluar, dikush duhet ta merr këtë përgjegjësi që është e lehtë”.  

Zikaltërit janë një pikë larg liderëve të Serie A, Milanit, derisa Juventusi është i gjashti.

“Ata s’mund të fitojnë përgjithmonë, herët apo vonë ata do të humbasin edhe se e kanë fituar nëntë herë rresht Serie A”.

“Është çështje e motivimit, nëse ata arrin ta fitojnë titullin këtë sezon ata tregojnë që janë super të fuqishëm, mirëpo Interi nuk do të luan në gara europiane, kështu që ata duhet të garojnë më shumë në këtë rast”. 

(Kosova Sot Online)