Messi paralajmëron angazhim të ri: Dua të luaj në MLS

  • S.A /
  • 28 December 2020 - 09:29
Messi paralajmëron angazhim të ri: Dua të luaj në MLS

Messi: Dua të luaj në MLS

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, është i etur të luajë në Major League Soccer (MLS) një ditë, edhe pse e pranon se jo në të ardhmen e afërt.

Marrëveshja e Messit me Barcelonën mbaron në fund të këtij sezoni, që nënkutpon se argjentinasi është i lirë të bisedojë më klubet e tjera nga 1 janari.

Megjithatë, Messi këmbëngul se mendjen e ka vetëm se si të fitojë trofe në këta gjashtë muajt e mbetur të këtij sezoni.

“Gjithmonë kam thënë se dua ta provoj ligën e Shteteve të Bashkuara. Por jo tani”, tha Messi për La Sexta.

“Nuk do të ishte mirë për mua ta thosha sot se çfarë do të bëj dhe për më tepër as vetë nuk e di. Nuk e di nëse do të largohem apo jo. Por nëse largohem, dua ta bëj në mënyrën më të mirë”, shtoi ai.

“Kur të pensionohem, dua të kthehem në këtë qytet dhe të punoj për klubin. Barcelona është shumë më e madhe se çdo lojtar”, theksoi Messi. 

(Kosova Sot Online )