A do e shohim Hazardin e vërtetë kësaj here

  • A.P /
  • 29 December 2020 - 19:02
A do e shohim Hazardin e vërtetë kësaj here

Eden Hazard pritet që ta bëjë edhe një rikthim, një gjë që tanimë është mësuar Real Madridi me lëndimet që e kanë përcjell atë gjithmonë dhe se asnjëherë ai nuk ka treguar cilësitë që tregojë në Chelsea

Ky është rikthimi i nëntë i Hazardit nga lëndimi prej që ju bashkua Los Blancos në verën e vitit 2018 dhe kësaj here shpreson që të rikthehet tamam si ai Hazardi që ka qenë dikur.

Sulmuesi anësor belg u transferua si nënshkrim i madh, por tifozët e Real Madridit ende nuk kanë parë më të mirën e tij, ku një seri lëndimesh e lanë atë jashtë për gjysmë sezoni në Spanjë.

29 vjeçari është paraqitur në 28 ndeshje për Real Madridin dhe nuk ka qenë i gatshëm që t’i ndihmojë ata në 44 të tjera. Nëse krahasohet ky rekord me Chelsean, ku ai kishte munguar tetë ndeshje shkaku i lëndimit në shtatë vite sa ishte në Stamford Bridge.

Hazardi duket se është mallkuar prej që u transferua në Real Madrid ku është bërë një lojtar që lëndohet shpesh, kjo është diçka e re për të pasi që ai nuk ishte lënduar më parë në Chelsea, Lille apo në kombëtare të Belgjikës.

Sulmuesi shpreson se me 2021 do të kthehet më mirë dhe kësaj here mos të lëndohet më.

Hazard është kthyer në stërvitje të plota që nga e diela dhe mund të startojë kundër Elches të mërkurën, duke zëvendësuar të lënduarin Rodrygo Goes. 

(Kosova Sot Online)