Statistikat e Kroos këtë sezon do t’ju lënë gojëhapur

  • S.A /
  • 30 December 2020 - 15:03
Statistikat e Kroos këtë sezon do t’ju lënë gojëhapur

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, është duke e shijuar një sezon të shkëlqyer deri tani dhe këtë e tregojnë më së miri statistikat e tij mahnitëse.

Kroos e zotëron një shkallë të saktësisë së pasimeve prej 93.2 për qind – e cila është më e lartë se e homologëve të tij, Frenkie de Jong i Barcelonës (89.9) dhe Koke i Atletico Madridit (90.2).

Ai ia doli t’i kompletojë 807 prej 866 pasimeve me një shkallë të saktësisë prej 94.5 për qind në ndeshjet në shtëpi dhe 92.3 në ndeshjet si mysafir.

Përfaqësuesi i Gjermanisë i krijoi 28 shanse nga 1.040 prekje të topit në La Liga.

30-vjeçari ka qenë titullar i rregullt në skuadrën e Real Madridit që prej se iu bashkua klubit në verën e vitit 2014 nga Bayern Munich.

Që prej atëherë, ai i ka fituar tre tituj në Ligën e Kampionëve me Madridin.

Kroos – i cili i ka zhvilluar 287 ndeshje për Real Madridin – vlerësohet si njëri prej mesfushorëve qendrorë më të mirë të gjeneratës së vet.

(Kosova Sot Online )