Mertesacker është duke u përpjekur për ta transferuar talentin e Herthas

  • E.K /
  • 30 December 2020 - 19:35
 Mertesacker është duke u përpjekur për ta transferuar talentin e Herthas

Gunners janë shumë afër talentit të Herthas, Omar Rekik.

Sipas Bild, Per Mertesacker është duke u përpjekur për ta realizuar këtë transfer në Arsenal nga Hertha Berlini.

Menaxheri i Akademisë së Topxhinjvë ka luajtur një rol në negociata për 19 vjeçarin, i cili mund të transferohet në Emirates Stadium për 600 mijë euro në vitin 2021.

Rekik është paraqitur vazhdimisht për skuadrën e dytë të Herthas këtë sezon, por si janë punë, ai do të mund të jetë lojtar i lirë dhe pa agjenci në verën e ardhshme.

(Kosova Sot Online)