Klopp i mahnitur me rikthimin e Thiagos pas mungesës dymujore

  • S.A /
  • 31 December 2020 - 09:04
Klopp i mahnitur me rikthimin e Thiagos pas mungesës dymujore

rajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka mbetur i mahnitur me cilësitë që Thiago Alcantara i shfaqi në ndeshjen e rikthimit nga lëndimi kundër Newcastle United të mërkurën.

Përfaqësuesi i Spanjës u fut në lojë në minutën e 73-të kundër Newcastle, në atë që ishte paraqitja e tij e parë që prej lëndimit të gjurit më 17 tetor kundër Evertonit.

Thiago i shpërndau disa topa të gjatë mahnitës nëpër gushë, sikur nuk ka qenë asnjëherë i lënduar dhe pa luajtur dy muaj radhazi.

Liverpool, megjithatë, nuk qe në gjendje ta gjejë rrjetën e portës kundërshtare pasi u ndal me barazim pa gola në St James’ Park.

Duke folur pas ndeshjes, Klopp tha se ishte i mahnitur me mënyrën sesi mesfushori 29-vjeçar luajti në ndeshjen e parë që prej tetorit.

“Në shumë çaste ne kemi mundur ta shohim sesa futbollist i mirë është ai. Tani duhet ta shohim sesi ai do të reagojë dhe kështu. E kemi një ndeshje tjetër pas katër ditëve”, tha Klopp.

Duke folur për rezultatin, ai shtoi: “A mund të luajmë futboll më mirë? Po, por në këtë ndeshje ne bëmë më shumë se mjaftueshëm për të fituar”. 

(Kosova Sot Online )