Saelemaekers i bashkohet listës së të lënduarve te Milani

  • S.A /
  • 31 December 2020 - 10:11
Saelemaekers i bashkohet listës së të lënduarve te Milani

Zlatan Ibrahimovic, Ismael Bennacer e Alexis Saelemaekers, janë futbollistët e Milanit që nuk do të jenë në gjendje të luajnë në 10 ditët e ardhshme.

Treshja iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore gjatë të mërkurës, ndërsa MilanNeës.it raporton se rikuperimi i Ibras po vazhdon sipas planit.

Ai do të vazhdojë me programin rehabilitues para se të kthehet në stërvitje më pjesën tjetër të lojtarëve, mirëpo kjo nuk do të ndodhë së paku edhe një apo dy javë.

E njëjta vlen edhe për Bennacer, i cili po ashtu nuk ka komplikime dhe në javën e ardhshme do t’u nënshtrohet ekzaminimeve të tjera mjekësore. Saelemaekers u lëndua në fitoren ndaj Lazios dhe është kontrolluar nga mjekët, ashtu që nuk do të jetë në dispozicion edhe afro 10 ditë. Kjo do të thotë se ai nuk mund të luajë ndaj Beneventos (3 janar) dhe Juventusit (6 janar).

(Kosova Sot Online )