Zidane tregon pse dështoi Reali

  • G.G /
  • 31 December 2020 - 12:15
Zidane tregon pse dështoi Reali

Pas disa fitoreve me radhë, Real Madridi është ndalur me barazim nga Elche.

Los Blancos kishin rastet e veta dhe bën paraqitje pozitive, sidomos në pjesën e parë, por në fund u kthyen në Madrid me vetëm një pikë.

Zizu në njëfarë mënyre kritikoi lojtarët, që nuk arritën të shënojnë golin e dytë përkundër mundësive, dicka qe sipas tij, solli edhe barazimin.

“Krijuam shumë shanse në pjesën e parë dhe kishim mundësi të shënojmë golin e dytë. Goli i dytë nga mungoi sonte që do të na lejonte të ishim më të qetë, por nuk arritëm ta shënonim përkundër rasteve. Ata më pas barazuan dhe gjithcka u bë më e vështirë, pasi në mbrojtje ishin shumë të fortë”, u shpreh Zizu.

“Erdhem në këtë ndeshje pas disa paraqitjeve të mira… në fund të fundit, të gjithë do të lëshojmë pikë pasi kjo ligë është shumë e fortë”.

(Kosova Sot Online)