Klopp nuk ngutet për Van Dijk

  • A.P /
  • 01 January 2021 - 17:44
Klopp nuk ngutet për Van Dijk

Mbrojtësi holandez ka shpërndarë një video ku shihet duke stërvitur në palestër, por Klopp ka thënë se nuk do të ngutet me të

Jurgen Klopp është i lumtur me videon e Virgil van Dijk në palestër por ai ka thënë se mbrojtësi ka ende rrugë për të bërë deri te rikuperimi i plotë i tij.

Holandezi kishte pësuar një lëndim serioz gjatë barazimit 2-2 kundër Evertonit në derbin e Merseyside në tetor, si rezultat i një përplasje me Jordan Pickford.

Van Dijk u tha se do të mungojë tërë sezonin dhe se ende nuk dihej se a do të jetë gati për kampionatin e shtyrë europian, Euro 2020.

Këtë javë, tifozët e Reds u ngazëllyen kur e panë duke bërë stërvitje Van Dijk në Dubai – ku me të u pa edhe legjenda e Holandës Clarence Seedorf bashkë me të.

Klopp është i lumtur me prograsin e tij por ka folur se për të duhet pasur kujdes.

“Mirë, shumë mirë asnjëherë nuk e kam problem të flas për Virgil van Dijk”, tha Klopp në një konferencë për shtyp para përballjes në Premier Ligë me ish skuadrën e Van Dijk, Southampton.

“”Është shumë mirë por ende ka kohë për të shikuar më të mirë, marrë parasysh lëndimin e tij. Isha i lumtur kur i pashë këto video për shkak se tregonin se ai ka bërë progres por ende ka kohë për të parë si është ai”.

“Do të dëshiroja të thosha diçka tjetër por këto janë faktet fatkeqësisht”.

(Kosova Sot Online)