Genoa insiston për Sokratis

  • A.P /
  • 05 January 2021 - 22:04
Genoa insiston për Sokratis

Genoa definitivisht ka hequr dorë nga oferta e tyre për mbrojtësin e Lazios, Denis Vavro ku nuk i kanë bërë fare testet mjekësore, duke kërkuar tani me ngulm Sokratis Papastathopoulos

Sipas Sky Sport Italia, marrëveshja është prishur tërësisht tani për shkak të shqetësimeve për fitnesin e lojtarit të Lazios.

 

Vavro nuk dështoi në teste mjekësore, por ishte e qartë pas sesionit të stërvitjeve me trajnerin Davide Ballaardini dhe skuadrën ende nuk është mirë në gjendjen fizike.

Genoa ka nevojë për një mbrojtës i cili mund të luajë menjëherë, sidomos pas lëndimit të Cristian Zapatas.

Në vend të Vavros, siç shkruan Sky Sport Italia, Sportitalial dhe TMW, Genoa tani e dëshiron të padëshiruarin në Arsenal, Sokratis Papastathopoulos. 

(Kosova Sot Online)