Pochettino e do Agueron në PSG

  • S.A /
  • 08 January 2021 - 16:01
Pochettino e do Agueron në PSG

Sergio Aguero pritet të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi argjentinas nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola dhe largimi i tij duket të jetë i pashmangshëm.

Dhe, trajneri i ri i Paris Saint-Germainit, Mauricio Pochettino po mendon ta transferojë veteranin e sulmit në Paris.

Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i futbollit, Bruno Satin. Ai ka thënë për “Canal+” se trajneri argjentinas e do bashkëkombësin e tij në Paris për ta kompletuar sulmin e frikshëm me Neymarin e Kylian Mbappen.

Aguero ka qenë njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në futbollin evropian në dekadën e fundit.

(Kosova Sot Online )