Conte e do patjetër futbollistin e PSG-së

  • G.G /
  • 09 January 2021 - 11:57
Conte e do patjetër futbollistin e PSG-së

Paredes ka rënë në radarin e Interit.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, mesfushori i PSG-së, Leandro Paredes, mbetet prioriteti i Interit për merkaton e janarit.

Ai është i preferuari i Antonio Contes.

Para se të marrin Paredes, Interi po tenton të shesë mesfushorin danez, Christian Eriksen.

Eriksen mund ta mbyllë aventurën me Interin këtë muaj, vetëm një vit pasi iu bashkua atyre nga Tottenham. 

(Kosova Sot Online)